AKTUALITET, 6 Qershor 2022, 14:28

Merr flakë motoskafi në Drimadhe, pëson djegie në trup 31 vjeçari

Merr flakë motoskafi në Drimadhe, pëson djegie në trup 31

Një motoskaf ka marrë flakë në fshatin Drimadhes këtë të hënë, duke i shkaktuar djegie në zona të ndryshme të trupit një 31- vjeçari që po punonte për ta riparuar atë.

Mësohet se i riu pas ndihmës që ka marrë në qendrën shëndetësore në Drimadhes, po transportohet në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar.

Dhërmi/Informacion paraprak

Më datë 06.06.2022, në fshatin Drimadhes, Dhërmi, ka marrë flakë, gjatë riparimit të tij, një motoskaf. Për pasojë shtetasi N. L., 31 vjeç, i cili po merrej me riparimin e motoskafit, ka pësuar djegie në zona të ndryshme të trupit.

31-vjeçarit iu dha ndihma e parë në qendrën shëndetësore në Drimadhes dhe po transportohet në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.