TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas ishullit të Sazanit, i cili prej dy ditësh ndodhet nën pushtetin e zjarrit, flakët janë përhapur edhe në veri të vendit.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor që ndodhet pranë Rrugës së Kombit, në zonën e Repsit në Mirditë.
Flakët e zjarrit janë shfaqur rreth orës 15:00 dhe janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke vënë në rrezik dhe banesat përreth.
Në terren ndodhen zjarrfikësit e Mirditës, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.