AKTUALITET, 6 Qershor 2022, 17:12

U fut për t’u larë në lumë, humb jetën 53-vjeçari nga Burreli

U fut për t’u larë në lumë, humb jetën

Një 53-vjeçar është mbytur pasditen e sotme në lumin e fshatit Skuraj në lagjen “Guri i Zi”.

Policia bën me dije se, dyshohet se Durim Murrani ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, gjatë kohës që po lahej në lumë i shoqëruar nga familjarët e tij.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Në fshatin Skuraj, në lagjen “Guri i Zi”, shtetasi D.M. 53 vjeç, banues në Burrel, i shoqëruar nga familjarët e tij, ka hyrë për tu larë në lumë.

Dyshohet se, ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak gjatë kohës që po lahej në lumë.

Trupi i 53 vjeçarit është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në Morgun e Spitalit, me qëllim përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.