TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni dhe dy vartësit e tij Armandi Lleshaj dhe Tom Gjelaj, të arrestuar të premten nga policia në kuadër të operacionit “Tjetërsimi i lagunës” janë njohur këtë të hënë me masat e sigurisë në Gjykatë.
Prokurori Sabri Kastrati kërkoi që tre zyrtarët të qëndrojnë me masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa gjyqtari Artan Hajredinaj vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi për drejtorin e ADZM Pjetër Toni, ndërsa arrest me burg për dy vartësit e tij Tom Gjelaj dhe Armando Lleshaj.
Këta persona nuk kanë përmbushur detyrat funksionale të përcaktuara në ligjet dhe aktet nënligjore për funksionet e tyre. Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, ata kanë sjellë dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune – Vainit, konkretisht në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës”.
Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.