AKTUALITET, 6 Qershor 2022, 19:55

Keqtrajtoi kafshën/ Pas publikimit të videos, vihet nën hetim 20-vjeçari në Tiranë

Keqtrajtoi kafshën/ Pas publikimit të videos, vihet nën hetim

Një 20-vjeçar është vënë nën hetim në gjendje të lirë pasi akuzohet se ka trajtuar një kafshë.

Policia bën me dije se ai është shoqëruar në ambientet e policisë dhe ndaj tij ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me lajmin e dhënë ditën e sotme, i cili bën fjalë për një video të postuar në emisionin investigativ “Piranjat”, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin:

-M. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.