TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD e planifikuar për ditën sotme në orën 16:00, do të shtyhet për ditën e nesërme, në orën 09:00.
Kjo shtyrje është bërë pasi babai i deputetit Luçiano Boçi ka ndërruar jetë dhe përcjellja e trupit për në banesën e fundit do të bëhet këtë pasdite në orën 16:00.
Sakaq, mbledhja do të mbahej 1 orë para se kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj do të shkonte në tryezën e thirrur nga PS për konsultimet për presidentin e ri.