AKTUALITET, 20 Prill 2022, 10:25

Satelitët, Rama: E paskeni me padurim! Vonesat s’janë në dorën time, zotimit nuk i ndahem

Satelitët, Rama: E paskeni me padurim! Vonesat s’janë në

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për çështjen e satelitëve që premtoi dhe janë vonuar edhe pse ka kaluar muaji mars dhe po ikën edhe muaji prill.

Në një postim në Twitter, kryeministri shkruan se “unë them atë që bëj e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim, po zotimit s’i ndahem jo!”

Të paktën në tre dalje publike gjatë tetorit të kaluar, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të lëshonte dy satelitë në orbitë, “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Sipas tij, kjo do të realizohej brenda marsit 2022.

Postimi i Ramës:

Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna! Po një gjë çuditem si nuk duan ta kuptojnë:

Unë them atë që bëj e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim, po zotimit s’i ndahem jo!