AKTUALITET, 20 Prill 2022, 11:51

A do t’a linit KQZ-në për t’u bërë President? Ja si përgjigjet Ilirjan Celibashi

A do t’a linit KQZ-në për t’u bërë President? Ja

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shpreh sot se nuk ishte ambicia e tij posti i Presidentit.

Duke folur në një konferencë për shtyp lidhur me dy proceset e fundit zgjedhore të 25 Prillit dhe 6 Marsit, ai u pyet edhe për procesin që do të nisë së shpejti nga Parlamenti.

“E dëgjoj për herë të parë, por e di që gjithkush mund të përkëdhelej nga kjo gjë. Unë nuk ndihem fare i përkëdhelur dhe nuk është ambicia ime.

Me thënë të drejtën nuk e konsideroj serioze këtë gjë në raport me propozimin. Për herë të parë po e dëgjoj”, u shpreh Celibashi.

Kuvendi do të nisë sot konsultimet paraprake për të zgjedhur Presidentin e ri të vendit. Grupi parlamentar i PS-së, ka thirrur në një tryezë tre grupet parlamentare të opozitës.