AKTUALITET, 20 Prill 2022, 12:43

“Është rritur nga fshati SOS”, avokati i djalit me dollar fals: S’ka parë ndonjëherë aq para, donte disa ditë të mira

“Është rritur nga fshati SOS”, avokati i djalit me dollar

Tre të rinjtë Viard Kotori 29 vjeç, Etmond Dokushi, 32 vjeç, dhe Ervin Kamolli, 32 vjeç, janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës për shkak se akuzohet për falsifikim parash.

Këta tre të rinj u arrestuan më 18 prill 2022, ku Viard Kotori u kap në tentativë për të thyer një sasi prej 2 mijë eurosh të falsifikuara. Ndërkohë avokati i Viard Kotorit u shpreh se parat klienti i tij i ka gjetur në rrugë dhe nuk i ka falsifikuar vetë.

“Klienti im, Vijard Kotorri i gjeti paratë në rrugë, në afërsi të Laprakës” tha avokati.

Ai tha se i riu sapo kishte marrë vesh që ishte shpallur në kërkim, ishte dorëzuar në polici. Sipas tij, i riu i rritur në fshatin SOS, pasi prindërit e kishin braktisur.

Mes të tjerash avokati shtoi se i riu kishte menduar se me ato para do të bënte disa ditë jete ‘luksi’, duke shtuar se dy të arrestuarit e tjerë nuk kishin lidhje me ngjarjen.

“Sapo klienti im, Vijard Kotorrin ka mësuar që është shpallur në kërkim, është dorëzuar në policinë vendore Tiranë, duke u bërë bashkëpunëtor për hetimet. U tregua bashkëpunues, ka kërkuar falje. Shpreh pendesën dhe jo vetëm këtë, por tregon se do të jetë deri në fund bashkëpunueses.

Ai ka gjetur, siç edhe e ka deklaruar. Edhe për dy personat e tjerë, dua të theksoj se janë të pafajshëm, por thjesht kanë qenë shok, miq të Vijardit. Në asnjë moment nuk kanë pasur dijeni se ai i kishe gjetur.

Sipas deklarimeve që më ka thënë, më tha se ato para i ka gjetur në afërsi të Laprakës. Ai është një person që është rritur në fshatin SOS, duhet theksuar ky fakt, nuk ka parë ndonjëherë aq para.

‘Jam tunduar’ tha dhe ka shkuar për të thyer disa para dhe ka menduar që të bëjë një ‘jetë luksi’ si të thuash.

Momentin kur e mori vesh se ato para ishin të falsifikuara, ai i ka djegur ato. Paratë të tjera thotë se i ka djegur. Rreth 8 mijë dollarë kishte gjetur”, tha avokati.