AKTUALITET, 20 Prill 2022, 09:25

Policia shqiptare ende e kërkon autorin e vrasjes së dy personave, por… Sageri ka ndërruar jetë që në vitin 2019

Policia shqiptare ende e kërkon autorin e vrasjes së dy personave,

Nëse kërkon në faqen e policisë së Shtetit, në atë të Interpolit por edhe tek lista e publikuar nga Drejtoritë e Qarqeve, rezulton se mes të kërkuarve, është edhe një person i shumëkërkuar i quajtur Spartak Sageri, i dënuar për vrasjen e dy komisionerëve në 1997.

Por nëse kërkon në faqen e Policisë së Shtetit, ky shtetas figuron i lindur në Selenicë, Vlorë, tek Interpol figuron i lindur në Shemertir, Ersekë, ndërsa tek Drejtoria e Policisë Korçë rezulton i lindur në Mollas, Kolonjë.

Por çudia nuk përfundon me kaq! Spartak Sageri ka ndërruar jetë në Amerikë në 30 dhjetor 2019. Vdekja e tij është publikuar në internet ku jepen edhe gjeneralitetet e plota të tij madje dhe fotografia e tij që korrespondojnë me ato të policisë.

Siç thuhet në shpalljen e vdekjes, Sageri ka shkuar në Amerikë që në 1999.

Por pavarësisht kësaj, sot ai vazhdon të jetë ende person në kërkim në Shqipëri.