AKTUALITET, 20 Prill 2022, 11:17

Kush e drejton sot Partinë Demokratike? Celibashi: I vetmi institucion që mund ta thotë është Gjykata e Tiranës!

Kush e drejton sot Partinë Demokratike? Celibashi: I vetmi institucion

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi foli në konferencën për gazetarët në lidhje me Partinë Demokratike.

Celibashi u pyet se kush e drejton këtë parti sot, ku theksoi se i vetmi institucion që mund ta thotë këtë është Gjykata e Tiranës.

“Këtë do ta themi, sot nuk mund ta themi për sa kohë nuk kemi një nevojë për konfrontim. Informacioni mund të merret në Gjykatën e Tiranës. Ky është i vetmi institucion që mund ta thotë. Ne mund të themi kush ka qenë në zgjedhjet e 6 Marsit por sot nuk mund ta themi dot”, tha Celibashi.

Ai foli edhe për qëndrimin e partive për reformën zgjedhore. 

“Sa më shumë ditë kalojnë aq më problematike bëhet situata nga pikëpamja politike. Kjo reflekton në cilësinë e produktit që do të ketë kjo reformë. Partitë janë ato që janë. Kanë atë kulturë të debatit politik.

Nuk marr përsipër të bëj gjykatësin e tyre. Procesi është mirë të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Nëse kalon kjo situatë pa bërë asgjë do të kalojnë në momentin kur ndryshimet e momentit të fundit do jenë objekt i konfliktit politik”, tha ai.