AKTUALITET, 11 Maj 2025, 19:56

 Incidenti dhe konflikti në “zyrën e PS” në ish-Bllok, shoqërohen tre persona

 Incidenti dhe konflikti në “zyrën e PS” në

Tre persona janë shoqëruar nga policia në lidhje me incidentin dhe konfliktin në “zyrën e PS” në zonën e ish-Bllok, ku deputeti socialist, Erion Braçe pretendon se është zyra e tij personale.

Ndërkohë Partia Demokratike teksa ka publikuar pamjet, thotë se në atë zyrë janë gjetur materiale që sipas tyre përbëjnë krim zgjedhor.

“Deputeti Braçe thotë këtu është zyra ime e punës dhe nuk njeh stafin e tij elektoral, ata që ikën me vrap, persona që kanë ikur me vrap, një drejtoreshë e qendrës kombëtare të inovacionit a se di kush ishte dhe disa të rinj të tjetër, me çanta në krahë dhe kapuç kanë ikur me vrap”, tha Kelliçi për mediat.

Në një reagim PD thotë se personat jane punonjes te administrates se shtetit, ndersa thekson se u njoftua policia e shtetit, e cila ka ardhur me 90 minuta me vonesë.