AKTUALITET, 11 Maj 2025, 19:21

Votimi nga diaspora/ Mbërrin ngarkesa e avionit të fundit me thasët me votat e emigrantëve

Votimi nga diaspora/ Mbërrin ngarkesa e avionit të fundit me

Ka mbërritur ngarkesa e fundit e votave të diasporës, pak minuta para orës 19:00 që do të shënojë dhe mbylljen e procesit të votimit.

Raportohet se ngarkesa e avionit të fundit me votat e diasporës tashmë ndodhet në ambientet e Parkut Olimpik.

Numërimi i votave të diasporës do të nisë në momentin që do të nisë numërimi në qarkun përkatës, qark të cilit i përkasin këto fletë votimi.