TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas dy viktimave në Kavajë, një të vdekuri të gjetur në përrua në Mat dhe një 33-vjeçari të vdekur në Elbasan, një ngjarje e rëndë është shënuar sonte në Tiranë, në zonën e “Komunës së Parisit”, ku ka mbetur i plagosur një i ri.
Sipas të dhënave të para, Arli Beta ka qëlluar me thikë në shpinë Erius Tuçen, 19 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Pas ngjarjes, është vënë në pranga autori, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit shtetasi A. B., kishte goditur me mjet prerës shtetasin E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T.
Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.