TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin për bashkinë e Cërrikut, Servet Duzhën.
Berisha është shprehur se ne po zhytemi çdo ditë e më shumë në skamje, varfëri dhe unë deklaroj këtu, çdo qytetar i Cërrikut, çdo qytetar shqiptar që ndjehet më mirë se 8 vite më parë të mos votojë ndryshimin, të votojë për vazhdimësinë
Miqtë e mi!
Më 14 maj jeni të ftuar të votoni Servet Duzhën, të votoni ndryshimin në mënyrë që të gjithë potencialet e kësaj bashkie, të gjitha të ardhurat, resurset, mundësitë, të ju rikthehen ju në shërbime, të rikthehen në punësim, mbështetje, zhvillim.
Pra, ky ndryshim është një ndryshim shumë i madh, krahasuar me qeverisjen aktuale, e cila është një klonim, një klonim i qeverisjes qendrore, një qeverisje pa transparencë, qeverisje në të cilën taksat tuaja, paratë tuaja, shpërdorohen nga një grup i ngushtë familjarësh, të afërmish të qeveritarëve vendorë, njëlloj siç shpërdorohen në Tiranë nga një grup i ngushtë i klientelës dhe të afërmve të Edi Ramës.
Ju dëgjoni se kreu aktual i bashkisë shpërndan tendera për familjarët e tij. Ky imiton Edi Ramën. Baxhanaku i Edi Ramës ka fituar qindra tendera, në një kohë kur ligji e përjashton atë nga tenderat.
Familjarët e kryeministrit nuk mund të marrin pjesë në tendera. Në asnjë tender publik nuk mund të marrë pjesë një familjar i kryeministrit. Kjo nuk ndodh në një vend demokratik, sepse ai përdor influencën e njeriut të tij kryeministër për të fituar me të padrejtë, ndaj dhe ligji i përjashton ata. Ligji quhet ‘ligji i konfliktit të interesit’. Ky ligj nuk ekziston për Edi Ramën. Fangu i tij, që quhet baxhanaku, fiton direkt me dhjetëra e dhjetëra tendera. Thjeshtra e tij, dhe unë e di që e ëma revoltohet me mua kur ja përmend, dhe unë nuk dua të ja përmend, se nuk dua të përmend një vajzë, por i them zonjës, hiqe të mos marrë pjesë në tendera.
Nuk i takon thjeshtrës së kryeministrit të fitojë shumicën e tenderave për projektimet. Por këta nuk kanë kod, nuk ndjekin asnjë kod, asnjë ligj dhe në këtë mënyrë, ka një vjedhje e shpërdorim të papërmbajtur të fondeve publike. Ndaj dhe ky ndryshim me 14 maj, është i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare, për Cërrikun, siç është ajri për zogjtë.
Ne po zhytemi çdo ditë e më shumë në skamje, varfëri dhe unë deklaroj këtu, çdo qytetar i Cërrikut, çdo qytetar shqiptar që ndjehet më mirë se 8 vite më parë të mos votojë ndryshimin, të votojë për vazhdimësinë. Por u bëj thirrje shqiptarëve të cilët e ndjenjë veten se këto 8 vite, siguria e tyre nuk është kurrë ajo që ka qenë, mirëqënia e tyre ka ardhur në rënie. Me rrogat dhe pensionet e tyre, blejnë shumë më pak se 8 vite më parë, se biznesi i tyre është kufizuar, të votojnë ndryshimin.
Përndryshe, vitin tjetër dhe çdo vit ne do të shkojmë thellë e më thellë në dramën tonë.