TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave se rriti pagat për fushatën në prag të zgjedhjeve lokale.
Rama ka publikuar një pikë nga Kodi Zgjedhor që thotë se akuza do vlente nëse do ishin zgjedhjet qendrore dhe jo ato lokale.
“Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional!
Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimit të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj”-shkruan Rama.
Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimit të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj???? pic.twitter.com/qkJ8OXF1cZ
— Edi Rama (@ediramaal) March 29, 2023
Njoftimin se 5 mijë lekë do t’u jepet pensionistëve në muajin prill kryeministri Edi Rama e bëri sot, ndërsa sqaroi se e kishte premtuar muaj më parë se kësti i parë i taksës së jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë do t’i shkojë të moshuarve.
“Jemi në kushtet kur mund t’ju themi edhe pensionistëve se zotimin për të shpërndarë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë sikundër e thashë dhe më parë por sot s’kemi veç zotimin e përgjithshëm, por edhe informimin konkret se për pensionistët, do të ketë 5 mijë lekë në drejtim të tyre bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme”, tha Rama.
I pyetur nëse është në shkelje të Kodit Zgjedhor për shpërblimin e pensionistëve teksa jemi rreth 45 ditë larg zgjedhjeve të 14 majit, Rama u shpreh se zotimin e kishte bërë muaj më parë. Përveç kësaj ai u shpreh se nuk do të lënë pensionistët pa mbështetje në këtë kohë kur çmimet janë të larta.
Rama tha se qeveria ka gati edhe një plan që ai e quajti ambicioz për rritjen e pagave. Pas premtimit për rritjen e pagës minimnale në 40 mijë lekë, ai tha se plani përfshin ndryshimin e strukturës së pagave.
Kjo synon që rroga mesatare të shkojë në shifrën 900 euro duke qenë se pret lëvizje të tregut pas rritje së pagës minimale. Rama u shpreh se detajet do të bëhen me dije brenda 10, 15 ditëve të ardhshme ndërsa premtoi rritje të rrogave edhe për kategori të tjera përveç mjekëve e infermierëve.