AKTUALITET, 29 Mars 2023, 20:59

Ngjarja e rëndë e Kavajës, të dy viktimat me emra të ndryshuar

Ngjarja e rëndë e Kavajës, të dy viktimat me emra të
Ekspertët e policisë në vendngjarje

Janë zbuluar të dhëna të reja nga ngjarja e rëndë ku ndërruan jetë dy 43-vjeçarë në qytetin e Kavajës pasi qëlluan njëri-tjetrin me armë zjarri dhe thikë.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia të dy shtetasit rezultojnë se kanë ndërruar emrat e tyre në gjendje civile, teksa ende nuk dihen arsyet e këtyre veprimeve nga viktimat.

Shtetasi Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin e tij dhe në dokumente e ka Armand Gosa, ndërsa nga ana tjetër shtetasi Altin Rexha ka ndryshuar emrin e tij në Sali Rexha ashtu siç paraqitet në dokumente.

“Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen në Kavajë, ju informojmë se nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Armand Gosa.  Emrat i kanë ndërruar me gjendje civile.

Nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha.

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen në Kavajë, ju informojmë se nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Armand Gosa.  Emrat i kanë ndërruar me gjendje civile”-tha policia.