AKTUALITET, 29 Mars 2023, 18:56

Ambasada e Britanisë së Madhe pasqyron pjesëmarrjen e Ramës në tryezën për arsimin, të zhvilluar në Londër

Ambasada e Britanisë së Madhe pasqyron pjesëmarrjen e Ramës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi javën e shkuar një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, ku u prit nga homologu i tij Rishi Sunak në Downing Street. 

Gjatë qëndrimit në Londër, kryeministri zhvilloi disa takime dhe mori pjesë në aktivitete, ndër të cilat në një tryezë të rrumbullakët për arsimin. 

Ambasada britanike në Tiranë, ka dhënë detaje nga tryeza e organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë në universitetin prestigjioz, UCL dhe British Council, ku u diskutua bashkëpunimi mes dy vendeve në arsim. 

"Thellojmë bashkëpunimin në arsimin e lartë!

Gjatë vizitës zyrtare të Kryeministrit në Londër, Fakulteti i Drejtësisë i UCL dhe Këshilli Britanik zhvilluan një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar bashkëpunimin midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë në sektorin e arsimit.
Kryeministri Rama mbështeti nismat e propozuara nga universitetet britanike dhe shprehu ambicien për të mbledhur më shumë se 10 milionë £ në mbështetje të nismave të tilla mes dy vendeve. Ambasadori Alastair King-Smith tha se lidhjet akademike janë një pjesë jetike e marrëdhënieve dypalëshe dhe mund të sjellin më shumë mundësi për të rinjtë në të dyja vendet", shkruhet në publikimin e ambasadës. 

Ambasada e Britanisë së Madhe pasqyron pjesëmarrjen e Ramës