AKTUALITET, 29 Mars 2023, 19:57

Përplasja me dy të viktima në Kavajë, Salianji: Krimi është sheshit, kryeministri dhe drejtuesit e policisë janë strukur dhe bëjnë sehir

Përplasja me dy të viktima në Kavajë, Salianji: Krimi
Vendi ku ndodhi krimi

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e Kavajë ku pas një sherri mbetën të vrarë dy persona. Ai shkruan se niveli i sigurisë publike është në degradim nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

Salianji thotë se kryeministri, dhe drejtuesit e policisë janë strukur duke bërë sehir dhe duke luftruar krimin nga rrjetet sociale.

Shqipêria dhe qytetarët kërkojnë reagim dhe shtypjen e krimit me gjithë forcên e ligjit! Krimi është aleati i qeverisë dhe armik i qytetarëve! Duhet raprezalje e shtetit ndaj krimit për të ndalur dhunën dhe fatkeqësisht dhe vrasjet që bandat po kryejnë në çdo cep të Shqipërisē”, shkruan Salianji.

Statusi i Salianjit

Tjetër ngjarje e rëndë kriminale, tjetër kërcitje armësh në mes qyteti!

Krimi sheshit, niveli i sigurisë publike në degradim, nën qeverisjen e Ramës më lehtë porosit vrasje se kafe, më shumë gjen banditë se kamarierë!

Ndërkohë që krimi i organizuar apo ai ordiner është derdhur rrugëve dhe godet kur dhe ku të dojë, qeveria, KM, ministri dhe drejtuesit e policisë janë strukur duke bërë sehir dhe luftuar krimin nga Tëitter!

Shqipëria dhe qytetarët kërkojnë reagim dhe shtypjen e krimit me gjithë forcên e ligjit! Krimi është aleati i qeverisë dhe armik i qytetarëve! Duhet raprezalje e shtetit ndaj krimit për të ndalur dhunën dhe fatkeqësisht dhe vrasjet që bandat po kryejnë në çdo cep të Shqipërisē.

Ngjarjet po tregojnë një qeveri të paaftë të luftojē krimin, që përkëdhel dhe shpërblen grupet e krimit tē organizuar dhe qē lufton qytetarët e pafajshëm, të varfërit apo bizneset kundërshtare!