TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja dalin në dritë për të shkuarën e dy personave që vranë njëri-tjetrin sonte në mbrëmje në qytetin e Kavajës. Sipas policisë, të dy viktimat kishin ndryshuar emrat.
Edmond Gosa vite më parë pas një sherri për motive të dobëta kishte goditur me kazëm shetasin Genti Gjuzi, i cili më pas gjeti vdekjen në spital dhe kjo ishte është arsyeja pse ai ka ndërruar identitetin nga Armand Gosa në Edmond.
Sa i përket personit tjetër, ai ka pasur më parë identitetin Sali Rexha dhe nuk dihet pse ka ndryshuar emrin në Altin Rexha dhe policia po heton për të shkuarën e tij.
Altin Rexha ka ardhur pak vite më parë nga Kukësi në Kavajë dhe jetonte me një shtëpi me qira dhe ngjarja ka ndodhur pranë banesës së tij.
Sipas bluve të Kavajës, Edmond Gosa 43 vjeç, ka qëlluar me thikë Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në drejtim të tij. Të dy humbën jetën në spital për shkak të plagëve të marra.