TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka deklaruar se premtimet e kryeministrit Edi Rama në lidhje me rritjen e pagave dhe pensioneve, janë veprime të ndërmarra nga frika e asaj që e pret në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një reagim në Facebook, Vasili u shpreh se po i njëjti kryeministër, nuk ka pranuar të indeksojë pagat në proporcion me inflacionin, edhe pse një gjë e tillë i është kërkuar në vijimësi nga Partia e Lirisë.
Ai ka shtuar se më 14 maj rezultati është i qartë, pasi sipas Vasilit nuk ka shqiptar që voton të korruptuarit.
Postimi i plotë:
Edvini si qente e rruges qe lehin nga frika, i trembur nga humbja zgjedhore, po leshohet neper genjeshtra per rritje pagash e pensionesh.
Edvini, qe sot ulerin, nuk e ka pranuar rritjen e rrogave çdo vit sipas inflacionit, qe Partia e Lirise e ka kerkuar me projektligj ne Parlament në shtator. Prandaj nuk ka asnjë seriozitet tani kur po mjaullin per gjoja rritje rrogash.
Sa me e madhe humbja qe e pret, aq me te trasha i ka mashtrimet Ramë mashtruesi.
Ky i mjerë kujton se shqiptaret nuk i kuptojne genjeshtrat e tij te trasha, qe po i leshon shpejt e shpejt brenda pak ditëve, vetëm nga frika e humbjes.
Ky budalla kujton se shqiptaret i kane harruar tonelatat e mashtrimeve me legalizimet, me Shendetesi falas, me uje 24 ore, me vaditje ane e mbane ne bujqesi e qindra genjeshtra te tjera qe ka vjellë papushim.
Hidhu dhe perdridhu sa te duash Edvin, por ne 14 maj ti e di mire qe nuk te fal asnjeri per shkretimin dhe shpopullimin e Shqiperise.
Edvin ne 14 maj fundin e ke te paralajmeruar se nuk ka shqiptar, qe voton më hajdutet dhe te korruptuarit e tu me nga dhjete emra neper Bashki.
Ndaj Edvin behu gati, se ne premtimet i mbajme dhe nuk ke nga ja mban, fatin per ne qeli e ke.