TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke thënë se e kanë mbushur Parlamentin me kriminelë.
Berisha ka akuzuar kryeparlamentaren Lindita Nikollën se e ka kthyer Parlamentin në një dyqan rrobash.
“Ky parlament në 31 vite është parlamenti më i neveritshëm në përbërjen e tij. Është i mbushur me Dumanë, megababagjyshër. Ky parlament si kurrë ndonjëherë në historinë 31-vjeçare ka drejtimin më banal, funksionon si dyqani personal i Lindës, që po të ishte për veshje personale, do të preferoja i zhveshur të rrija dhe të mos blija kurrë.
Nuk ka Kushtetutë që nuk shkel zonja për të mbrojtur Edi Ramën. Do mbetet famëzi sepse me votën e pseudomazhorancës, dorëzimin për herë të parë të të gjitha pushteteve. Ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor. Mbi të gjitha pyes veten se si mund të rri në një sallë me një njeri që e shndërroi Tiranën në Beogradin e vogël.
Ka rrethuar Kosovën me projektin ruso-serb. Një njeri që refuzon të njohë genocidin në Srebrenicë, nuk stepet përpara masakrës. Çdo ditë unë e pyes veten se sim und të rrij në një sallë me një njeri që ka interest serbe dhe antishqiptare. Kushdo që dëgjon këto vlerësime mund të pyesni, çfarë do ti Sali në Parlament. UInë do vij këtu se këta qeveritarë vetëm ju masshtrojnë. Këta ministra, me kkreun e tyre në çdo firmë që hedhin, vetëm ju vjedhin” ,– tha Berisha.