AKTUALITET, 23 Shkurt 2026, 16:59

Parashikimi i motit për nesër, ja çfarë ndodh me temperaturat

Parashikimi i motit për nesër, ja çfarë ndodh me

Moti për ditën e nesërme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës dhe pasdite kryesisht në qendër dhe verilindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 7m/sek.

Temperatura maksimale do të kap vlerën 20 gradë Celcius, ndërsa ajo minimale -1 gradë Celcius.