AKTUALITET, 23 Shkurt 2026, 13:21

'Balluku'/ Mbledhja me dyert të mbyllura tek 'Mandatet', SPAK: Ka prova të reja, 'disa të fortë' kanë kërcënuar dy dëshmitarë në emër të saj, i është rënduar pozita

'Balluku'/ Mbledhja me dyert të mbyllura tek

Vijon mbledhja në Këshillin e Mandateve ku po diskutohet në lidhje me imunitetin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku. 

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se në vijim të pyetjeve të bëra nga Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi Prokuroria e Posaçme konfirmon se janë konstatuar fakte të tjera penale për Ballukun.

Sipas SPAK, Balluku ka rrezik të prishë prova. 

 “Gjendja e saj procedurale është rënduar, ka rrezik të prish prova dhe të kryejë krime të tjera”, mësohet të ketë deklaruar SPAK.

Po ashtu, prokuroria informon se ka prova se disa persona “të fortë” kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të zonjës Balluku. 

Sipas SPAK, kjo është e vërtetuar me transkripte të bisedave, të cilat ndodhen në 16 mijë faqet që prokuroria ka dorëzuar në Kuvend.