AKTUALITET, 23 Shkurt 2026, 14:28

Akuzohet se kishte organizatë kriminale dhe trafik droge në Milano, kapet në Shkodër i shumëkërkuari! Pritet të ekstradohet

Akuzohet se kishte organizatë kriminale dhe trafik droge në Milano,

Një 35-vjeçar i shumëkërkuar nga drejtësia italiane për organizatë kriminale dhe trafik droge në Milano, është lokalizuar dhe arrestuar sot (23 shkurt) në qytetin e Shkodrës.

Aksioni është koduar “Operacionalja 84” dhe burime zyrtare bënë me dije se i prangosuri është Izmir Dunga.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, për ekzekutimin e urdhrit për zbatimin e masës së sigurisë personale “arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Milanos, për veprat penale “trafikim i lëndëve narkotike” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë”, bënë me dije burime zyrtare.

Pas ndalimit do të nisin edhe procedurat e ekstradimit nëpërmjet Interpol Tiranës, por më parë duhet marrë edhe vendimi i Gjykatës së Shkodrës për këtë proces.

NJOFTIMI I POLICISE
“Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një tjetër i kërkuar ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 84”.

Në kuadër të operacionit, në qytetin e Shkodrës, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Shkodër, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi i shtetasit I. D., 35 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, për ekzekutimin e urdhrit për zbatimin e masës së sigurisë personale “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Milanos, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë”.