AKTUALITET, 23 Shkurt 2026, 15:11

“Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin”, Manja: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin

“Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin”, Manja:

Teksa u zbardhën qëndrimet e demokratëve sot në Këshllin e Mandateve, detaje dalin në lidhje dhe me qëndrimin e socialistëve për çështjen Balluku. Gazetari Ergys Gjençaj ka siguruar për BalkanWeb qëndrimin e Ulsi Manjës në mbledhje.

Manja tha se masat e marra deri tani nga SPAK për numrin dy të qeverisë, janë të mjaftueshme.

“Masat e marra nga SPAK deri tani per Ballukun janë te mjaftueshme për hetimin”, tha Manja.

Sakaq, opozita kërkoi që Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e saj.