AKTUALITET, 6 Shkurt 2023, 14:17

Fier/ Dhunë në familje, drejtim mjeti pa leje, Policia procedon katër persona

Fier/ Dhunë në familje, drejtim mjeti pa leje, Policia procedon

Katër persona janë proceduar nga Policia për vepra të ndryshme.

Siç njofton policia, hetimi ka nisur për një 33-vjeçar i cili ditën e djeshme humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Po ashtu, hetimi ka nisur dhe për një 17-vjeçar, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Policia po heton dy persona, të cilët dyshohet se kanë dhunuar pjesëtarët e familjes.

Njoftimi i policisë:

-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 33 vjeç, banues në Levan, pasi mbrëmjen e djeshme, në Levan, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, është dëmtuar shtetasi E. M. dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi A. M., 33 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

-Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Divjakë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. F., 58 vjeç dhe M. F., 22 vjeç, pasi shtetasi A. F. ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, ndërsa shtetasi M. F. ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, shtetasit A. F. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.