AKTUALITET, 6 Shkurt 2023, 13:00

Kryeministri Rama apel shoferëve pas uljes së temperaturave: Përdorni goma dimërore

Kryeministri Rama apel shoferëve pas uljes së temperaturave:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me temperaturat e ulëta që kanë kapur vendin gjatë ditëve të fundit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama i bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të përdorin goma dimërore në zonat malore dhe akset ku ka ngrica.

Shefi i qeverisë apelon gjithashtu për kujdes të shtuar dhe ulje të shpejtësisë gjatë drejtimit të mjetit.

“Vendi është përfshirë nga temperatura shumë të ulëta.

Kujdes! Përdorni goma dimri në zonat ku ka borë dhe ngrica, respektoni sigurinë rrugore dhe ulni shpejtësinë”, shkruan Rama në facebook.