TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tridhjetë deputetë të opozitës ndodhen përpara Parlamentit Europian në Strasburg, në formë proteste për situatën në Shqipëri.
Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha për News 24 se PE duhet të kthejë sytë nga Shqipëria, pasi situata në vendin tonë po degradon.
Paloka hodhi akuza, duke thënë se krimi i organizuar i siguron vota Edi Ramës, duke shtuar se Shqipëria sot gjendet në diktaturë.
Edi Paloka: Ne jemi në diktaturë. Krimi i organizuar siguron votat për qeverinë e Ramës.
Kjo është diktatura më e shëmtuar që kemi parë. Nuk është e vërtetë që Edi Rama ka mbështetje ndërkombëtare. PE të kthejë sytë nga Shqipëria, situata po degradon.