AKTUALITET, 23 Tetor 2024, 10:53

Kryemadhi e revoltuar: Më futën në një sallë me Metën për provokim, ata e dinë marrëdhënien time me të

Kryemadhi e revoltuar: Më futën në një sallë me

Monika Kryemadhi ndër të tjera, u shfaq e revoltuar pse e futën në një sallë me Ilir Metën për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ajo e ka quajtur këtë, një provokim të qëllimshëm.

“Nuk flas fare për zotin Meta. Sot bënë një provokim për mua dhe familjen time.

Ata e dinë marrëdhënien time dhe qëllimisht në kanë futur në një sale”, tha ajo, duke iu referuar faktit që tashmë është ndarë nga Meta dhe nuk janë më burrë e grua.