TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish drejtori i policisë së shtetit,Hysni Burgaj ishte sot paradite në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me dosjen e 21 janarit.
“Dhashë sqarime si person qe ka dijeni. Kam zbatuar ligjin. I kam zbatuar urdherarrestet’ ka thënë ai për gazetarët pasi doli nga SPAK.
"Dhashë sqarime si person qe ka dijeni. Kam zbatuar ligjin. I kam zbatuar urdhrat” ka thënë ai për gazetarët pasi doli nga SPAK. Policia e Shtetit ka bërë një plan të detajuar masash, kemi zbatuar ligjin, nuk ka përdor as armë dhe as dhunë ndaj protestuesve", nenvizoi Burgaj.
Për muaj me radhë Prokuroria e Tiranës hetoi mbi kallëzimin e Ministrisë së Brendshme ndaj dy ish krerëve të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj e Agron Kuliçaj. Sipas dikasterit të Rendit, dy ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit kishin shpërdoruar detyrën në bashkëpunim, pasi kishin refuzuar të zbatonin urdhrat e Prokurores së Përgjithshme të kohës,
Ina Rama, për të vënë në pranga gjashtë drejtues të Gardës së Republikës. Urdhrat e arrestit u firmosën nga prokuroria 48 orë pas vrasjeve në bulevard të katër demonstruesve, por u ekzekutuan vetëm një javë më vonë, pas shumë negociatash mes institucioneve.
Kujtojme qe ne korrik, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar procedimin penal për dosjen e 21 janarit, ku gjatë protestës së asaj kohe u vranë 4 qytetarë të pafajshëm.
Procedimi ka nisur për vrasjen e Aleks Nikës si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.