TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, nën akuzë për pastrim parash , korrupsion dhe fshehje të ardhurash, një qytetar zhvilloi një protestë simbolike për problematikën e ujit me fasha orare.
Me dy bidonë uji bosh dhe një pankartë, qytetari zgjodhi të protestojë para GJKKO ndërsa zhvillohej seanca për ish-presidentin Ilir Meta.
Në pankartë shkruhet “Jam shqiptar, jam gomar, vdes për ujë me orar”.