TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Te hotel “Colombo” në plazh po bëhet sekuestro nga policia paraditen e së mërkurës.
Objekti është në pronësi të Pali Tudës, i akuzuar për trafik droge e prostitucion. Ka dyshime se kjo pasuri është vënë nga aktiviteti kriminal, pastrimi i parave të vëna nga lëndët narkotike, si edhe shfrytëzimi i prostitucionit.
Ka një vendim gjykate të vitit 2022 për konfiskimin e tij, ndërsa dyshohet se ka patur rikthim të aktivitetit.
Eshtë bërë bastisja e tij, për t’u vënë në dispozicion të shtetit. Tuda është vënë në hetim që prej vitit 2020 dhe gjykata tha atëherë se rezulton e provuar që pasuritë janë vënë përmes veprimtarive kriminale ku ai ka qenë i përfshirë.
Sipas Prokurorisë, Tuda është i përfshirë në trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe është dënuar për armëmbajtje pa leje.
Hotelin në zonën e Plazhit në Durrës ai e kishte në emrin e tij, por sipas vendimit, investimi nuk i përshtatet nivelit të të ardhurave të deklaruara.