AKTUALITET, 23 Tetor 2024, 11:03

Rama: Informaliteti i pagave, armiku i pensioneve. Sigurimet shoqërore, detyrim ligjor dhe moral

Rama: Informaliteti i pagave, armiku i pensioneve. Sigurimet shoqërore,

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit.

Kreu i qeverisë u shpreh se sigurimet shoqërore nga të cilët buron fondi i pensioneve janë detyrim jo vetëm ligjor, por edhe moral.

Në takim marrin pjesë edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, si dhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.

“Sigurimet shoqërore nga të cilat buron fondi i pensioneve janë një detyrim jo vetëm ligjor, por edhe moral i patjetërsueshme për të krijuar mundësinë që zinxhiri i solidaritetit të funksionojë.

Ai detyrim sapo shlyhet shkon tek dikush që merr një pension. Institucioni i Sigurimeve Shoqërore nuk është fitimprurës, por siguron transferimin e fondeve nga përfituesit e të ardhurave nga puna në sektorin publik ose privat që kanë detyrim të paguajnë sigurimet shoqërore. Sot do fokusohemi te informaliteti i pagave si një armik.”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha se ‘informaliteti i pagave është një armik i pensioneve dhe i pensionistëve’.

Në takimin që sot u zhvillua me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit, Rama tha se duhet një bashkëpunim mes qeverisë, bizneseve dhe individëve.

“Për të kuptuar se cila është përmbajtja komplekse e kësaj pjese të administrimit të të ardhurave që ne krijojmë dhe cila është vështirësia shumë komplekse për të adresuar nevojën për rritjen e pensioneve. Nga ana tjetër për të theksuar se në një proces si ky është i domosdoshëm një front i përbashkët shoqëror, mes qeverisë kompanive dhe individëve, sepse sigurimet shoqërore nga të cilat buron fondi i pensioneve janë një detyrim jo vetëm ligjor, por edhe moral i patjetërsueshëm për të krijuar mundësinë që zinxhiri i solidaritet të funksionojë. Sigurimet shoqërore janë detyrim i kujdo që merr një pagë dhe ai detyrim shkon tek ai që merr një pension. Sot do të fokusohemi tek informaliteti i pagave si një armik i pensioneve dhe i pensionistëve”, tha Rama.