AKTUALITET, 23 Tetor 2024, 11:45

Debati i ashpër me prokurorët e SPAK/ Zbulohet çfarë tha ish-presidenti Meta në seancë: Më keni arrestuar me urdhër të narkoshtetit

Debati i ashpër me prokurorët e SPAK/ Zbulohet çfarë tha

Zbardhen detaje nga debati i ashpër i ish-presidentit Ilir Meta me prokurorët e SPAK.

Mësohet se ka patur tone të forta kundërshtuese mbi mënyrën e arrestimit të kreut të PL-së në momentin që Meta ka hyrë në sallën e gjyqit.

“Më keni arrestuar me urdhër të narkoshtetit, merrni urdhër nga Rama, është shkelje e ligjit”, mësohet të ketë thënë Meta, sipas burimeve.