AKTUALITET, 23 Tetor 2024, 10:37

Kryemadhi, akuza prokurorëve: Sapo pashë tre musketjerë. Na lanë vetëm 3 orë kohë për t’u njohur me provat! A i ishte i qetë Meta? Ja si përgjigjet deputetja e PL

Kryemadhi, akuza prokurorëve: Sapo pashë tre musketjerë. Na

Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas shtyrjes së seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj saj dhe kreut të PL Ilir Meta në GJKKO.

Kryemadhi: Po ju shpjegoj cfarë ndodhi, sapo pashë tre muskujtjerët e Edi Ramës dhe gjyqtarin Erion Cela. Ishte eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim nga Arben Kraja, kur tha që Ilir Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin. Ju e dini që Ilir Meta u rrëmbye nga banditët.

E dyta kërkuam që të njohëm me provat që ata kanë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar na lanë vetëm 3 orë kohë. 3 orë janë shumë pak.

I kam kërkuar edhe gjyqtarit dhe prokurorit, sepse dosjen që ju keni që në fakt qoftë prokuroria apo gjykata kanë nxjerrë sekretin hetimor. Kjo godina është departamenti i mashtrimit të Edi Ramës. Sot kam kuptuar që vleglat një përdorimshme të Edi Ramës

E pyetur nëse ishte i qetë Ilir Meta, Kryemadhi u përgjigj: Nuk flas farë për zotin Meta. Sot bënë një provokim për mua dhe familjen time. Ata e dinë marrëdhënien time dhe qëllimisht në kanë futur në një sallë.