AKTUALITET, 26 Shkurt 2025, 10:35

"Është intimiduar një nënë me dy fëmijë"/ Rama, akuza SPAK: I thanë 'o do pranosh këtë, ose do ta hash më keq sesa ata të cilët duhet t’i zhysësh brenda'

"Është intimiduar një nënë me dy

Kryeministri Edi Rama deklaroi para grupit parlamentar të PS se ka informuar ministrin e Drejtësisë për intimidimin që i është bërë një nëne me dy fëmijë. Kreu i qeverisë nuk e përmendi me emër, por theksoi se kjo është e papranueshme.

“I thuhet o do pranosh këtë, ose do ta hash më keq sesa ata të cilët duhet ti zhysësh brenda”, tha Rama.

Po ashtu Rama tha se kur një prokuror apo gjykatës e ka rrogën më të lartë sesa presidenti apo deputetit, duhet të ketë disa standarde.

Rama: Nuk mund ta pranojmë ne që SPAK është një redaksi lajmesh me një grup gazetarësh që tundin dosjet përpara, se vetë ata që janë brenda, të marrin lajmin që janë të akuzuar. Nuk mund ta pranojmë ne që njerëzit merren dhe intimidohet atje, si personi në dijeni pa ju dhënë as status, vetëm e vetëm që të mos marrin avokatin. Se nuk dua të flas... Kam informuar ministrin e Drejtësisë për një intimidim tjetër,  të një nëne me dy fëmijë, të cilës i kërkohet të bëjë atë që nuk ka bërë.

I thuhet o do pranosh këtë, ose do ta hash më keq sesa ata të cilët duhet ti zhysësh brenda. Po kostot financiare të gjithë kësaj, a duhet ti kemi parasysh apo jo? Duhet ti kemi pparasysh se cfarë po paguajnë shqiptarët për këtë përpjekje? Kjo është normale se kur paguan një prokuror dhe një gjykatës më shumë sesa presidenti apo deputetet do ti kërkosh edhe standarde, se nuk shkon.