AKTUALITET, 14 Nëntor 2022, 15:02

“Orteku nuk ndalet më”, Meta: Koha e sundimit të regjimit ka përfunduar!

“Orteku nuk ndalet më”, Meta: Koha e sundimit të regjimit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një reagim në rrjetet sociale është shprehur se, protesta e 12 nëntorit ishte paralajmërim i qartë ndaj regjimit të dhunës.

Meta thekson se, tashmë orteku është i pandalshëm dhe se koha e regjimit ka përfunduar.

“Orteku nuk ndalet më! Paralajmërimi ndaj regjimit të dhunës ishte i qartë. Koha e sundimit të regjimit ka përfunduar. Koha e sundimit të ligjit dhe Sovranit është shumë e afërt. Liria do të mbizotërojë!”, shkruan ai.