AKTUALITET, 14 Nëntor 2022, 14:19

“Pivot 04 ka marrë para dhe nga inceneratori i Tiranës”- Kryemadhi: Pse SPAK nuk e sekuestron si Elbasanin dhe Fierin?

“Pivot 04 ka marrë para dhe nga inceneratori i Tiranës”-

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka kërkuar nga organi i akuzës arsyen pse nuk ka ndodhur sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës.

Përmes një postimi në facebook, Kryemadhi shkruan se Pivot 04, kompania e cila ka çuar në sekuestrimin e impianteve të Fierit dhe Elbasanit, ka marrë para dhe nga inceneratori i Tiranës.

“Pivot 04, kompania që ka çuar në sekuestrimin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, ka marrë para nga inceneratori i Tiranës.

Pse nuk e sekuestron SPAK edhe inceneratorin e Tiranës?

S’ka asgjë komplekse, përveç faktit se paratë e shqiptarëve po shkojnë tek një vepër kriminale”, shkruan Kryemadhi.