TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të zhvillojë ditën e nesërme më datë 15 nëntor, një takim me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i cili viziton për herë të parë Shqipërinë.
Begaj do të presë në një ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave, presidentin Aliyev si dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Azerbajxhanit.
Sipas axhendës së Presidencës, kreu i Shtetit të Azerbajxhanit do të pritet në një ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave, e cila pritet të fillojë rreth orës 10:30.
Pas ceremonisë, krerët e shteteve do të zhvillojnë një takim rreth 30 minuta në ambjentet e Pallatit të Brigadave.
Në përfundim të takimit, rreth orës 11:20 Presidenti Begaj dhe Presidenti Aliyev do të mbajnë një deklaratë për mediat.