TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin për të mos e rritur çmimin e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla.
Në konferencën e përbashkët me homologun maqedonas pas mbledhjes së dy qeverive, Rama tha se kjo do të ketë kosto të larta për buxhetin, por qeveria ka vendosur ta përballojë.
“Unë dua të përsëris shumëçka që kryeministri tha duke i dhënë përgjigje shteruese pyetjes.
Dua të shtoj se lidhur me energjinë ne kemi vendosur kokëfortësisht të mos e prekim çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël. Kjo ka një kosto mjaft të lartë për buxhetin, por kemi vendosur ta përballojmë për të mos lejuar që kjo armë e krijuar nga Vladimir Putin të mos funksionojë dhe të jetë e neutralizuar.
Ky është viti me thatësirën gjë që na vë në vështirësi edhe më shumë”, tha Rama.