TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, pritet të shpallë këtë të hënë kandidimin për primaret për bashkinë e Durrësit.
Shpalljen e kandidaturës pritet ta bëjë vetë ish-deputeti përmes një deklarate për media në orën 15:00.
“Në orën 15:00 kryetari i PD dega Durrës, Z. Igli Cara prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Durrësit’" njofton zyra e shtypit të PD.
Kujtojmë se më herët deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, shpalli kandidaturën për primaret në një bashki tjetër të rëndësishme të vendit siç është Elbasani.