AKTUALITET, 14 Nëntor 2022, 12:16

Vrasja e Jurgen Dukës, gjykata i kthen dosjen pas Prokurorisë së Tiranës: Ish-polici nuk vrau nga tronditja!

Vrasja e Jurgen Dukës, gjykata i kthen dosjen pas Prokurorisë së

Gjykata e Tiranës ka kthyer në prokurori dosjen e ish-policit Arbër Sula, i akuzohet  se vrau me armën e shërbimit shtetasin Jurgen Duka pas sherrit për radhën në një market në kryeqytet. Ngjarje kjo e ndodhur rreth 11 muaj më parë, më 14 dhjetor 2021.

Akuza e ngritur nga prokurori Petrit Hysi nga ish-efektivit të policisë lidhej me “vrasjen në kushtet e tronditjes së rëndë psikike”.

I pandehuri ka pranuar fajin dhe kishte ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por që nuk i është pranuar nga gjykata. Tashmë pritet që prokuroria të tërheqë dosjen.

Kujtojmë se ish-agjenti i krimeve me detyrë në Dibër, qëlloi me armë zjarri për vdekje 29-vjeçarin në konfliktin e nisur për radhën e pagesës në një market në rrugën ‘Irfan Tomini’, në orët e para të mëngjesit.