AKTUALITET, 14 Nëntor 2022, 12:57

Në Turqi e pret dënimi me 400 vite burg, shtyhet sërish seanca për ekstradimin e Faruk Fatih Ozër

Në Turqi e pret dënimi me 400 vite burg, shtyhet sërish seanca

Shtyhet sërish seanca për ekstradimin e turkut Faruk Fatih Ozër. Avokati mbrojtës i tij nuk e ka depozituar akoma kërkesën me shkrim për shkarkimin e gjyqtarit të çështjes.

Në këto kushte, gjyqtari aktual Elis Dine nuk mund të marrë dot vendime ndaj sot u dëgjuan vetëm pretendimet e avokatit mbrojtës.

Mbrojtja kërkon mosekstradimin e turkut ne Turqi pasi sipas tyre ndjehet në rrezik për jetën.  Më herët kanë deklaruar se ndaj tij është zhvilluar një sulm politik.

Avokati mbrojtës kërkon që gjykata e Elbasanit të mos nxitohet në kryerjen e ekstradimit të turkut, i cili në Turqi rrezikon më shumë se 400 vite burg sipas sistemit të drejtësisë turke që i përllogarit dënimet për secilin të dëmtuar nga aktiviteti i tij atje!