AKTUALITET, 16 Maj 2023, 00:21

Opozita fiton Kavajën, shpërthen festa nëpër rrugë

Opozita fiton Kavajën, shpërthen festa nëpër rrugë

Bashkia e Kavajës është fituar nga kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Fisnik Qosja, i cili arriti të triumfojë përballë kandidatit socialist, Redjan Krali.

Qosja ka marrë 11,761 vota ose 52%, ndërsa Krali 10,903 vota. 858 vota është diferenca mes kandidatëve. 

Opozita ka pësuar një disfatë të madhe në zgjedhje, ndaj fitorja në Kavajë po shihet dhe interpretohet si një ngjarje e rëndësishme. 

Në rrugët e Kavajsë ka shpërthyer festa.