TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Himarë shpërtheu festa paraditen e sotme, pasi kandidati Fredi Beleri fitoi zgjedhjet ndaj rivalit të tij socialist, Jorgo Goro me 19 vota diferencë edhe pse ndodhet në qeli për shkak se dyshohet se ka blerë vota.
Duke komentuar fitoren e Belerit, gazetari Artan Hoxha deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se në Himarë është festuar me këngën e Spiro Milos, një person që kërkonte krijimin e një shteti autonom me Himarën brenda.
"Në Himarë sot është festuar me këngën e Spiro Milos. Është himarioti i famshëm, që në bazë të marrëveshjes së Korfuzit në 1914, zbarkoi në Himarë me një grup greqishtfolësish dhe ngriti flamurin grek për të bashkuar Himarën me epirin e veriut për të krijuar shtet autonom. Me këtë këngë u festua sot në Himarë fitorja e Belerit", tha Hoxha.