AKTUALITET, 15 Maj 2023, 20:40

Prezantohen fituesit e PS në tre bashkitë e qarkut të Durrësit

Prezantohen fituesit e PS në tre bashkitë e qarkut të
Ardian Çela pas mbylljes së numërimit

Ardian Çela drejtues politik i PS në qarkun e Durrësit prezantoi nga selia e PS fituesit e bashkive që u fituan nga PS në këtë qark, bashkinë Durrës, Krujë dhe Vorë.

“PS në qarkun e Durrësit rikonfirmohet jo vetëm të tre bashki por forcë e parë me rezultat shumë bindës ashtu si në zgjedhjet e 2017, 2021 dhe këta të fundit. Ky është një falenderim për të gjithë qytetarët e qarkut për besimin që i dhanë PS dhe të tre kryetarëve për punën e mirë që kanë bërë në këtë mandat ku ndryshe nga të tjerë, janë përballur me një vështirësi të madhe që ka qenë tërmeti.

Qytetarët e shpërblyen me një votë, kjo votë është detyrim për të tre kryetarët, për PS dhe qeverinë për të realizuar ato projekte që janë madhore në nivel kombëtar për qytetin e Durrësit, Shijakut dhe Krujës. Për ta kthyer Durrësin në qendrën më të rëndësishme të Ballkanit”, tha ai.