AKTUALITET, 15 Maj 2023, 21:39

Ylli Rakipi përgëzon Arlind Qorin: Keni marrë rezultat të jashtëzakonshëm! Kryetari i Lëvizja Bashkë: Jemi brenda pritshmërive tona

Ylli Rakipi përgëzon Arlind Qorin: Keni marrë rezultat të

Arlind Qori, kryetar i Lëvizja Bashkë, ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin "Të Paekspozuarit" për rezultatin e zgjedhjeve, ku ai ka siguruar deri tani mbi 12 mijë vota në Tiranë, rezultat mjaft pozitiv dhe i papritur për një forcë politike të sapokrijuar dhe jashtë sistemit. 

Qori tha se rezultati është brenda pritshmërive të tyre.

Ylli Rakipi: Arlind Qori krijoi një parti, të gjithë ishim skeptikë. Por, njerëzit kanë vrapuar dhe i kanë dhënë më shumë vota se Partisë Demokratike të vulës. Kanë marrë rezultat të jashtëzakonshëm. 

Arlind Qori: Jemi brenda pritshmërive tona. Kemi marrë rreth 5%. Ka qenë një garë thellësisht e pabarabartë. Ne kemi patur mbi supe aktivizmin dhe përkushtimin prej vitesh. Kemi arritur ta përgatisim veten për këtë ditë. Gara ka qenë e pabarabartë. Sondazhet e Top Channel për ne, mua më konsideronin kandidat të pavarur. Kuptoni deri ku arrinte shpërfillja? TV më i madh në vend nuk e dinte pra, që unë isha kryetar i një partie. Ma shkruanin emrin gabim. Kemi qenë të luftuar.

Ylli Rakipi: Keni pritshmëri për Këshillin Bashkiak?

Arlind Qori: Po, shpresojmë të përsërisim të njëjtin rezultat si për mua. Kemi patur një vështirësi në Këshillin Bashkiak, edhe të mediave që kanë keq-raportuar dhe kemi konstatuar që më shumë më kanë njohur mua sesa Lëvizjen Bashkë.