TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Aleksandër Çipa, me origjinë nga Piluri i Himarës, komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit” fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri. Sipas Çipës, fitorja e Belerit u përcaktua nga vota e 2000 votuesve që janë emigrantë dhe nuk janë prej 20 vjetësh rezidentë të Bregut dhe arrestimi i tij me akuzën për blerje votash ka rikthyer retorikën nacionaliste të Greqisë, e cila në deklaratën e Ministrisë së jashtme, një ditë më parë, e konsideron Himarën si pjesa më e rëndësishme e interesit kombëtar të pakicës greke në Shqipëri.
“Në këndvështrimin tim Fredi beleri fitoi për tri arsye. E para sepse PBDNJ, e cila është forca e dytë politike në 5 zgjedhjet e fundit të zhvilluara në Himarë sa herë krijon aleancë me palët e rëndësishme të politikës shqiptare, përcakton fituesin e bashkisë së Himarës. Ky rast nuk e përjashton 14 majin.
Ndërsa në raport me individin politik Shqipëria ka një histori e cila e ka zanafillën në prillin 1994. Kam qenë korrespondent i BBC-së në Gjirokastër dhe isha aty ku ish-ministri i Mbrojtjes, i ndjeri Safet Zhulali shkoi në spitalin “Omer Nishani” pranë dy ushtarëve të plagosur të masakrës së Peshkëpisë.
Ndër të tjera mes ushtarit dhe ministrit zhvillohet ky dialog:
-Z. Ministër, të kishim armë dinim ne si do t’u përgjigjeshim atij grupi terrorist, ndërsa përgjigjia e ministrit ishte:
-Pse, po të kishit armë çfarë do të bënit?
Bëhej fjalë për mungesën e municionit në repart. Në shtypin shqiptar u shkrua gjatë për ata që kishin autorësinë e ngjarjes, por nuk hynë kurrë si rezident në Shqipëri. Kanë rrjedhur aq shumë vite dhe ajo ngjarje u riaktivizua në fillesën e fushatës elektorale të Himarës, kur ky individ u shfaq si kandidat për një koalicion opozitar. Ky kandidat nuk e pranoi procesin e Primareve të PD-së. Ky zotëroi mbështetjen politike të koalicionit, ndërsa z. Dule kapitalizoi fitoren, duke kthyer përplasjen mes shqiptarisë dhe grekësisë në Himarë.
Ajo që e përcaktoi fitoren e këtij kandidati është vota e 2000 njerëzve që janë emigrantë dhe nuk janë prej 20 vjetësh rezidentë të Bregut.
Greqia është një shtet serioz dhe me shumë përgjegjësi për interesat e saj kombëtare. Në historinë 110-vjeçare të shtetit shqiptar nuk gjen dokument të sjellë zyrtarisht dhe të pranuar nga shteti shqiptar që Himara të konsiderohet pjesa më e rëndësishme e interesit kombëtar të pakicës greke në Shqipëri. Për herë të parë kjo ndodhi në deklaratën e Ministrisë së jashtme ditën e djeshme”-tha Çipa.