AKTUALITET, 15 Maj 2023, 20:11

"Rezultati është 6 me 0", Peleshi: Fitore historike në të gjithë qarkun e Korçës

"Rezultati është 6 me 0", Peleshi: Fitore historike

Partia Socialiste ka shpallur fitoren e kandidatëve për bashkitë e qarkut të Korçës.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Korçës, Niko Peleshi tha se, sapo kemi ardhur nga juglindja e vendit, qyteti i Korçës, për të ndarë me të gjithë publikun të gjithë shqiptarët një fitore historike në të gjithë qarkun tonë, duke filluar me Pustecin, Kolonjën, Devollin, në Pogradec, Maliq dhe në Korçë.

“Ne vijmë këtu me një rezultat të plotë. Ne i kemi fituar të 6 bashki dhe rezultati është 6 me 0. Kjo është një fitore e madhe edhe për nga thellësia, diferenca me vota në të gjitha bashkitë. Kemi një diferencë kuptimplotë. Kandidatë tanë kanë fituar mbi 60-70 %”, tha ai.

Po ashtu, Peleshi tha se, askush nga socialistët nuk e përjeton këtë fitore si një triumf i disave kundër disa të tjerëve, sepse në fund të fundit ata që kanë fituar janë qytetarët dhe qytetet tona.

“Qytetarët pavarësisht të majtë apo të djathtë, socialistë apo demokratë sot kanë arsye të gëzojnë, sepse ne kemi bërë një fushatë dinjitoze qytetarë, ne nuk i kemi ndarë, s’kemi bërë diferencime, por kemi demonstruar qytetari, përulësi maturi dhe kemi prezantuar projekte fantastike. Fitorja e Erion Isait në Kolonjë, Eduart Duros në Devoll, Pali Kolefskit në Pustec, Gëzim Topçiut në Maliq, Ilir Xhakollit në Pogradec dhe Satiraq Filos në Korçë janë fitore të punës dhe projekteve të mëdha”, tha ai.

Poll